Avokati Dastid Pallaska ka kërkuar nga Prokurori i Shtetit të ndalë trenin e Serbisë i cili tashmë është nisë për në Veriun e Kosovës

Pallaska ka thënë se pasi që nuk ka politikanë që i dalin zot vendit, atëherë është koha që prokurorët e shtetit që janë të gatshëm më ju përgjigj thirrjes shoqërore për ta mbrojtur vendin duke e zbatuar ligjin.

Ai gjithashtu ka thënë se hyrja e trenit ruso-serb me sloganin “Kosova është Serbi” paraqet vepër penale për nxitje të urrejtjes, përçarjes apo mos-durimit kombëtar.

“Prokuroria e Shtetit duhet ta ndjek këtë vepër penale sikur çdo tjetër”, ka shkruar Pallaska.

Postimi i plotë:

Për që nuk ka politikanë që i dalin zot vendit e kemi ditur qe një kohë por pyetja është a ka sot PROKURORË TË SHTETIT që janë të gatshëm për me ju përgjegj thirrjes shoqërore për ta mbrojtur vendin duke e zbatuar ligjin.

Hyrja e trenit ruso-serb me slloganin “Kosova është Serbi” paraqet vepër penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes apo mos-durimit kombëtar, e sanksionuar me Nenin 147 të Kodit Penal, për të cilën parashihet dënimi deri në 10 vite burg.

Prokuroria e Shtetit duhet ta ndjek këtë vepër penale sikur çdo tjetër!/Biseda/

Facebook Comments