Aktori i humorit, Vedat Bajrami, është shprehur krenar me gatishmërinë e Policisë së Kosovës për të ndalur hyrjen e trenit serb në Kosovë.

Serbia u përpoq që pas 18 vitesh të lëshonte në qarkullim trenin në linjën Beograd-Mitrovicë, por, rrugëtimi i këtij treni u ndërpre pasi autoritetet e Kosovës nuk e lejuan të në territorin e Kosovës, duke qenë se u cilësua si veprim ilegal.

Pjesëtari i “Stupcave” e ka përshëndetur këtë veprim duke respektuar policinë e vendit.

“Gjithmonë krenarë, respekt për Policinë e Kosovës”, shkruan në përshkrim.

Facebook Comments