Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur pas fitores ndaj Swanseas.
Arsenali arriti të fitoj në udhëtim me rezultat të thellë 4-0 ndaj Sëanseas, fitorja kjo e cila ishte shumë e merituar sipas mesfushorit me prejardhje shqiptare, Granit Xhakës.
“Luajtëm mirë dhe morëm tri pikë shumë të merituara”, ka shkruar fillimisht Xhaka në profilin e tij në ‘Facebook’.
“Ju lumtë të gjithëve dhe faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen”, përfundoi mesfushori nga Kosova.
Ndryshe, Xhaka luajti për 90 minuta dhe ishte ndër më të mirët e skuadrës së Arsene Wenger.
Facebook Comments