Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar heroin Isa Boletini në datën e ditëlindjes së tij,

që përkon edhe me masakrën e kryer në Reçak.

Rama ka thënë se është cinike çdo përpjekje “për të fajësuar me ligj çlirimtarët e Kosovës”,

një referencë kjo për gjykimet e mundshme të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

Kryeministri shqiptar është deklaruar edhe për trenin provokues serb, duke konsideruar të

turpshme, çdo përpjekje për të rikthyer drejt Kosovës “trenin e të shkuarës”.

Statusi i plotë i Edi Ramës:

AMARCORD

Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri

si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.

Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e

famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter,

pas teje, del prej hije”.

Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u

mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje

per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt

Kosoves trenin e te shkuares.

Facebook Comments

Te ngjajshme