Pas një periudhe të gjatë në skenë si muzikant, në vitin e kaluar Robert Berisha

debutoi si këngëtar. Që nga ajo periudhë, ai numëron disa projekte të suksesshme muzikore.

E duket se tashmë kur pozita si këngëtar është ndërtuar seriozisht për të dhe koncertet nuk

mungojnë, ai i është qasur një tjetër pune.

Prive.al ka arritur të mësojë se ai po përgatit albumin e tij të parë, i cili pritet të lansohet brenda

këtij viti.

Ndonëse përfitimet nga albumet në tregun e sotëm janë minimale, një i tillë është parë i nevojshëm

nga Berisha në rrugëtimin e tij të nisur gati një vit më parë.

“MIA” ishte kënga me të cilën Roberti hyri fuqishëm në skenë.

Facebook Comments