Ecuria prej 40 ndeshjeve pa humbje është ndërprerë në

“Ramon Sanchez Pizjuan”, pasi Sevilla ka përmbysur rezultatin

ndaj Real Madridit për të triumfuar në fund 2:1

Real Madridi është njoftuar me humbjen e parë këtë sezon. Pas 40 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat,

Reali u ndal në “Ramon Sanchez Pizjuan”, ku u mposht 2:1, transmeton Biseda.org.

“Los Blancos” ishin duke fituar deri në minutën e 85’të, kur Sergio Ramos shënoi autogol për barazimin

e rezultatit. Deri në fund të ndeshjes, ishte Sevilla ajo që kërkoi golin, të cilën e gjeti përmes të Stevan Jovetic,

i cili shënoi një gol të bukur për rezultatin 2:1.

Golin e vetëm për Realin e shënoi Cristiano Ronaldo.Sevilla

Pas kësaj humbje, Reali mbetet në pozitën e parë, një pikë më shumë se Sevilla e dy pikë më shumë

se Barcelona, por qe ekipi i Zidane ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Biseda/

 

Facebook Comments