Të hënën do të lansohet projekti i ri nga Uki, që njihet ndryshe si Soulkid.

Këngëtari i shumë projekteve të suksesshme ka gati lansimin e tij të ri.

“Mall” titullohet projekti i ri i këngëtarit shqiptar, që pritet të jetë një baladë prekëse.

Projekti mësohet se është punuar në studion Elephant me producentin Prygo, ku firmën e tekstit dhe të vijës melodike e mban vet këngëtari, i cili ka shkruar tekste të disa prej këngëve më të suksesshme të vitit të kaluar.

Uki dallohet për zërin e tij të veçantë, kurse mbetet të shihet se si do të vijë në “Mall” që publikohet të hënën.

Facebook Comments