Tuna dhe Patris sa më shumë ata përpiqen ta mbajnë larg vëmendjes jetën e tyre private, aq më shumë kureshtar bëhet
publiku dhe të gjithë fansat që i ndjekin.
Tuna dhe Patrisi, këtë javë kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre duke u celebruar në martesë në
komunën e Prishtinës. Lajmi u bëpublik fillimisht nga mediat kosovare pasi stilistja Vjollca Llapashtica
postoi në profilin e saj një foto të Tunës me fustanin e zgjedhur bashkë me urimin për ditën e shënuar.
Menjëherë lajmin e celebrimit e shoqëruan lajme të tjera për ceremoninë e martesës së ҫiftit, e cila
ishte menduar në një drekë (darkë) private – sa më larg vëmendjes mediatike.
Me gjithë përpjekjen që Tuna dhe Patrisi kanë bërë për ta mbajtur sa më larg ngjarjen e tyre private,
as këtë herë nuk ia kanë dalë. Së fundi, burime për Panoramën kanë treguar se festa e dasmës ka dështuar.
Burime të afërta me ҫiftin kanë rrëfyer se për ditën e mërkurë – dita kur u bë celebrimi, ishin menduar
dy ahengje, por ende janë të paqarta arsyet pse nuk u organizuan.Fillimisht, u përhap lajmi se Tuna dhe
Patrisi do të mblidheshin në një drekë, por më vonë u lajmërua se ҫifti dhe miqtë e afërt do të
mbliedheshin në darkë. Ende informacionet mediatike janë disi konfuze, por me siguri, edhe këtë herë
heshtja e ҫiftit vërteton se ata duan ta mbajnë vetëm për vete të
dashurinë e tyre./Biseda/