Manchester United dhe Liverpool kanë barazuar 1-1 në derbin

e Anglisë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të të Ligës Premier.  

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dy skuadrat që rrezikuan disa

herë për të gjetur golin e parë të takimit, por në këtë pjesë vetëm Liverpooli e

gjeti atë.

Luhej minuta e 27-të e ndeshjes, kur pas një harkimi të topit në zonë Paul Pogba

e prek topin me dorë dhe gjyqtari akordon penallti, të cilën e konverton në gol

James Milner, duke kaluar Liverpoolin në epërsi prej 1-0.

 

 

Festa e Milner pas golit të epërsisë

Pas këtij goli, United u mundua të barazon rezultatin me Henkrikh Mkihitaryan

dhe Zlatan Ibrahimovic, por në të dy rastet goli iu mohua nga portieri Simon Mignoliet,

dhe pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Reds.

 

 

Goditje e rrezikshme nga Ibrahimovic

Edhe pjesa e dytë e takimit ishte e barabartë, me të dy skuadrat që dëshiron të

gjenin golin, por në këtë pjesë ishin vendasit që u treguan më të saktë para porte.

Pas shumë rasteve të krijuara nga të dy skuadrat, ‘Djajtë e kuq’ u treguan të saktë

në fund të ndeshjes, ku sulmuesi i tyre kryesor, Zlatan Ibrahimovic, shënoi me

kokë për 1-1.

 

 

Grinta e Ibrahimovicit pas golit të barazimit

Goli i sulmuesit suedez erdhi në minutën e 84-të të ndeshjes pas asistimit të Antonio Valencias,

dhe deri në fund të takimit nuk pati më gola dhe ndeshja u përmbyll me barazimit 1-1, edhe pse

rastet ishin të panumërta.

Pas këtij barazimi, Liverpool renditet e treta me 45 pikë apo shtatë më pak se lideri, Chelsea dhe

javën e ardhshme luan në shtëpi ndaj Swanseas, ndërsa United e sheh veten në vendin e gjashtë

me 40 pikë dhe udhëton te Stoke City.

Facebook Comments

Te ngjajshme