Treni i kthyer mbrapsht të shtunën për në Serbi ka ngjallur shumë reagime nga pala Serbe. Zyrtarët e Beogradit nuk kanë reshtur së kërcënuari Kosovën që nga e shtuna. Madje edhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka kërcënuar Kosovën se do të ndërhyjë edhe me ushtri.

Kërcënime të tilla pati edhe nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkaq pala kosovare është e bindur se do ta ruaj integritetin e vendit.

Analisti Halil Matoshi në një prononcim për Gazetën Monitor tha se Serbia po

kërcënon Kosovën vetëm për ta prishur imazhin e Kosovës.

Ai tutje thotë se përkundër këtyre zhvillimeve të acaruar, Brukseli është duke

heshtur ende. Matoshi ndër të tjera thekson se Rusia po tenton që përmes Serbisë t’i

destabilizoj edhe disa vende të Evropës.

“ Serbia e ka seriozisht – jo me e sulmu Kosovën me tanke – porse me e vu në pozicion te

keq karshi Fuqive të Mëdha. Pra Serbia ka hy në nji Lufte Speciale që me e damtu imazhin e

Kosovës dhe me dal viktimë në sytë e publikut ndërkombetar, sidomos tek shtetet që e kanë ndihmue

[lirimin e saj dhe e kanë njohur shtetin e ri. Serbia ka nisë një ofensivë diplomatike kundrejt Kosovës

dhe për habi Brukseli zyrtar po hesht. Kjo heshtje sikur e sqaron frikën e BE-së përball Rusisë që është

rikthyer fuqishëm në skenën evropiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdor si shantazhuese të BE-së”, ka thënë Matoshi.

Treni me simbole provokuese ndaj Kosovës është kthyer prapa duke mos u lejuar të hyjë në Kosovë.

Ndaj këtij tentim veprimi të Serbisë ka reaguar edhe Njësia Speciale e Kosovës kështu

duke u mobilizuar në veri të Mitrovicës./Monitor/

Facebook Comments