Mediat serbe: “Veç luftë të mos ketë

Provokimi dhe aventura e rrezikshme e Beogradit me trenin “rus”,  që ishte nisur për Kosovë me ikonografi

provokative, e që u zmbraps në kufi, ka nxitur edhe reagimet e mediave serbe.

Gazeta beogradase “Blic”, duke e konsideruar të rrezikshëm veprimin e pushtetit serb,

në ballinën e saj ka nxjerr kryetitullin “Veç luftë të mos ketë”, transmeton Telegrafi.

Kjo gazetë, duke iu referuar provokimit me trenin serb, ka shkruar se tani në Serbi

“duhen koka të ftohta pasi vetëm një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”.

“Blic” ka nxjerr edhe deklaratën e presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic, i cili tha se

Serbia do të çojë ushtarë në Kosovë nëse atje “vriten serbët”.

Facebook Comments

Te ngjajshme