Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me bashkëatdhetarë në Francë, ku i ka falënderuar ata për përkrahjen

“Unë u kënaqa që ju pash, ndoshta nuk është boll, por më mirë kështu.

Dhe para se me shku, desha t’ju falënderoj”, shprehet Haradinaj.

Përkrah kreut të AAK-së, është edhe konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana.

Haradinaj flet për arrestimin e tij dhe beson se do të kthehet së shpejti në Kosovë

dhe shpreh dëshirën që të takohet sërish me bashkëatdhetarët para se të udhëtoj.

“Unë besoj që ka me u krye kjo punë sepse nuk ka kah me shku. Na prift e mbara”,

deklaron ai.

“Po e pi edhe qit fitil e po lypi izën”, shton ai derisa ulet në karrige,

“A pe do edhe një kafe”, e pyet kamerieri.

“E pina një kafe, po hajt qitma edhe një”, shprehet Haradinaj.

Haradinaj u arrestua në aeroportin e Bazelit më 4 janar nga autoritetet franceze.

Ai u lirua me kusht nga një gjykatë në Colmar të Francës

dhe vendimi për lirimin apo ekstradimin e tij në Serbi, pritet të jepet gjatë këtyre ditëve.

 

 

 

Facebook Comments

Te ngjajshme