Thaçi nuk jep urdhra thet Ibishi:

Përkundër faktit se Presidenti Hashim Thaçi po merr meritat për ndaljen e

trenit serbo-rus, ka të tillë që nuk mendojnë se është i pari i vendit, që dha urdhër

që policia ta bëjë një gjë të tillë.

Është deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, që në emisionin InfoBox, të RTV Dukagjinit,

thotë se Thaçi nuk i jep urdhra policisë.

“Presidenti jep urdhër vetëm në gjendje të jashtëzakonshme. Ajo është një situatë e veçantë.

As Presidenti, as Kryeministri e as ministri i Punëve të Jashtme nuk japin urdhra, por drejtori i Policisë”,

tha ai,transmeton Telegrafi.

Ibishi foli edhe për provokimet e fundit, duke thënë se këto po i bën shteti fqinj me qëllimin e vetëm,

nxitjen e konfliktit, e sidomos te komuniteti serb në Kosovë.

Deputeti i LDK-së, që është edhe anëtar i komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri,

foli edhe për të ardhurat e Policisë së Kosovës, ku tha se pagat e tyre duhet të rriten,

por përjashtoi mundësinë që të ketë dyfishim./RTV Dukagjini/

Facebook Comments

Te ngjajshme