Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov komenton në një konferencë shtypi zhvillimet në Ballkan.

Lavrov u shpreh se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian

duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës atje.

Kështu theksoi ministri i Jashtëm rus, të martën (17.01) në një konferencë shtypi.

Po ashtu Lavrov kërkon që në forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezente

në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës.

Reagimet e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë,

ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë

dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm

të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone

luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë.

Facebook Comments