Çdo i shtati qytetar i Kosovës ka armë të paligjshme

Për këtë projektligj pati pajtueshmëri nga të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, deputetët kanë votuar në parim edhe Projektligjin për Automjetet.

Ministri i MPB-së, Skënder Hyseni, teksa e prezantonte projektligjin njoftoi se 260 mijë armë të paligjshme janë në duar të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se çdo i shtati qytetar i Kosovës posedon armë pa leje, ndërsa brenda një viti Policia konfiskon 1,200 armë.

Facebook Comments