Gonzalo Higuain ka përfunduar si pjesë e karikaturës së ditës së bërë nga i njohur Omar Momani për ‘Goal.com’.
Logo e re e Juventusit është bërë objekt i shumë debateve në mediat italiane dhe ato botërore,
pasi kjo logo e kampionit italian ka shumë kundërthënie nga njohësit e futbollit,
por edhe tifozët e Juves.
Kështu, karikaturisti i njohur, Momani, ka vendosur që logon e re ta pasqyroj në karikaturat
e tij ditore në ‘Goal.com’.
Në këtë karikaturë, Higuain shihet teksa ik nga logo e re e prezantuar nga presidenti, Andrea Agnelli,
dhe me ‘mbipeshën’ e tij zgjedh një hamburger të markës së njohur Mc Donald, që pasqyrohet si
logo e ‘re’ e ardhshme e Milanit me kamerier administratorin Adriano Galliani.
Njami-njami, “Dua McMilan dhe jo këtë logo”..
Facebook Comments