Ministri Hoxha

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha, u ka dërguar letër personale katërfaqëshe 49 ministrave t

ë Jashtëm, në të cilën është detajuar rasti i përpjekjes provokuese për ta futur një tren ilegal nga Beogradi në

Kosovë dhe të ngjarjeve të fundit të interferimeve direkte të Beogradit në Kosovë.

Dy ditë pas provokimit me trenin “rus”, më 16 janar ministri Hoxhaj ua ka nisur këtë letër homologëve të tij

duke ua bërë me dije që ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike armiqësore e Serbisë

ndaj Kosovës, në të cilën përmenden deklaratat, ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave serbë dhe e deputetëve

nga institucionet e Kosovës, arrestimi i z. Haradinajt, i Nehat Thaçit, etj.

“Ka pretendime të Serbisë për ta realizuar vetveten jashtë kufijve të saj dhe që rrezikon stabilitetin jo vetëm

të Kosovës, por edhe të rajonit”, shkruan në letër, të siguruar nga gazeta “Zëri”.

Hoxhaj përmes kësaj letre kërkon nga BE-ja që të jetë më e vëmendshme ndaj Serbisë për shkak se ka një gamë

në rritje dhe të gjerë të provokimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

Facebook Comments

Te ngjajshme