Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness ishte për disa vite në burg.

Numri një i bavarezëve nuk pagoi tatimin dhe përfundoi prapa grilave në Munich.

Por ai ka treguar se ka përjetuar tmerrin aty, derisa të burgosurit kishin provuar ta shantazhonin.

65-vjeçari ka thënë se ka vuajtur në burg, teksa të burgosurit tentonin t’i bënin foto me

telefon për t’i shitur ato pastaj.

“Të burgosurit kanë provuar që të më bëjnë foto me telefona të futur në mënyrë të paligjshme

brenda në burg, për t’i shitur më pas për shumë para”.

“Ishte shumë e rëndë që të mësoje që njerëz me të cilët unë kisha luajtur me letra pak çaste më parë,

tentonin që të më fotografonin në dush apo diku tjetër. Në momente të tilla ishte shumë e

vështirë që të ruaje qetësinë”, zbulon 65-vjeçari.

Tutje Hoenes ka thënë se të rralla janë miqësitë që ka bërë në burg pasi sipas tij brenda

qelisë nuk mund t’i besohet askujt.

Gjykata gjermane e dënoi Hoenesin me tre vite e gjysmë burg për shkak të evazionit fiskal,

ndërsa ai u lirua pas 21 muajve për shkak të sjelljeve të mira.

Facebook Comments