Beograd – Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic,

tha se Serbia pret dhe insiston që në

raundin e ardhshëm të dialogut me Prishtinën në tryezë

të jetë edhe formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS).

“Serbia është gjithmonë për dialog, sepse kjo është mënyra e vetme për të ulur tensionet.

Prandaj, është e dobishme që edhe Brukseli është përfshirë kur kryeministri, Aleksandar Vuçiq,

ka biseduar me Federica Mogherini në Davos, dhe që raundi i ardhshëm i bisedimeve ndërmjet Beogradit

dhe Prishtinës tashmë është planifikuar më 24 janar”, deklaroi Daçiq për agjencinë ruse Sputnjik.

Ai rikujtoi se Prishtina gjatë dialogut u zotua për të lejuar krijimin e BKS-së.

“Ne po i përmbushin detyrimet tona”, përfundoi ministri i Jashtëm serb./Biseda.org/

 

Facebook Comments

Te ngjajshme