Bleona Qereti
Kanë mbetur edhe disa orë që Donald Trump
të merr edhe zyrtarisht detyrën e presidentit të SHBA-ve.
Pas inaugurimit si i pari i Amerikës, organizatorët kanë paraparë edhe një ballo,
ku Trump do të vallëzojë me bashkëshorten Melania.
E në këtë ngjarje madhështore do të jetë e pranishme edhe mikesha e presidentit,
Bleona Qereti.
Kjo e fundit këtë e ka bërë të ditur përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram,
ku ka shfaqur edhe ftesën e bërë prej organizatorëve.
“Darkë kryesore. Nuk kam koment”, ka shkruar Bleona në Instagram.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare orë më parë e ka falënderuar Trumpin
për ndihmën që i ka dhënë në karrierën në Amerikë./biseda.org/
Facebook Comments