Donald Trump:

Qindra mijëra njerëz sot tubohen në Washington

për ta festuar inaugurimin e Presidentit të zgjedhur amerikan,

Donald Trump.

Por, ka edhe të atillë që tubohen për të protestuar.

Pasi mbrëmë arriti në Washington në një aeroplan ushtarak,

zoti Trump dhe personalitetet e tjera morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës së

luleve në Varrezat Kombëtare në Arlington, përgjatë lumit Potomak,

ku janë të varrosur shumica e shtetasve amerikanë të vrarë në luftëra.

Duke folur para mijëra mbështetësve, pas një koncerti në Memorialin Lincoln,

zoti Trump ka shprehur përkushtim për të sjellë “ndryshim real”

në Washington dhe për ta unifikuar vendin thellësisht të ndarë.

“Ne do ta bashkojmë vendin”, tha Trump dhe ka shtuar se

“ne do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë në vendin tonë për shumë dekada, ju premtoj”, tha Donald Trump. /REL/

 

 

Facebook Comments