Barcelona është duke menduar për pasardhësin e Luis Enrique,
i cili pritet të largohet nga ekipi në fund të sezonit
Luis Enrique ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Por, strategu spanjoll dhe drejtusist
e klubit nga Camp Nou deri më tani nuk kanë nisur bisedimet për kontratën e re.
Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, Barcelona është duke menduar për pasardhësin e Enriques,
i cili pritet të largohet nga ekipi në fund të sezonit,
Sipas AS-it, nëse Enrique largohet, kandidat për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë:
Ronald Koeman (Everton), Ernesto Valverde (Athletic Bilbao), Óscar García Junyent (Red Bull Salzburg),
Eusebio Sacristán (Sociedad), Quique Setién (Las Palmas), Jorge Sampaoli (Sevilla).

Facebook Comments