Thobias Moers, që është njëri nga udhëheqësit e kompanisë gjermane Mercedes,

ka bërë të ditur se GT R Black Series më nuk do të hyjë në prodhim.

Makina që ishte paraparë të lansohet më 2018, nuk do të dalë ndonjëherë në treg, transmeton Biseda.

Duke marrë parasysh koston e madhe që ka kjo veturë dhe përkushtimin që duhet t’i kushtohet,

zyrtarë të Mercedesit kanë vendosur të mos e prodhojnë, duke i kushtuar rëndësi modeleve tjera.

“Kemi një prodhimtari të gjerë dhe kërkesa të shumta. Kemi bërë shumë llogari derisa vendosëm

që Black Series nuk do të jetë i kërkuar në treg”, ka thënë Moers lidhur me rastin.

Sipas të gjitha gjasave, Mercedes po fokusohet në modelet që lëvizin me energji

elektrike dhe që voziten vet.

/Biseda.org/

 

Facebook Comments