Ramush Haradinajn:

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinajt

ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore,

të mobilizohen dhe të marrin pjesë në protestën e

rashës të organizuar për lirimin pa kusht të Haradinajt.

“Ndalimi i z. Ramush Haradinajt nga autoritetet e Republikës së Francës

më 4 janar 2017 mbi bazën e një fletarresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë

dhe mbajtja e  kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se

PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!”, thotë komunikata për media.

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Haradinajt fton të gjitha strukturat e organizatave politike,

shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore

që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të

shteteve tjera të mos veprojnë sipas urdhrave politikë të regjimit të Beogradit.

Protesta do të mbahet të shtunën në orën 14:00, në adresën “9 Avenue Raymond Poincare,

6800 Colmar – Francë”.

 

Facebook Comments