Aktorja Arjola Demiri, e njohur tashmë

si ‘Xhbanja’ rigoroze e serialit “O Sa Mirë” është

shndërruar dalëngadalë në një prej roleve më të dashura për publikun.

Tash e një kohë aktorja ndan aktivitetin e saj mes Prishtinës dhe Tropojës,

vendit ku edhe jeton, teksa ka filluar që të jetë shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Ajo ka me mijëra fansa në Instagram dhe Facebook,

gjersa nuk heziton që të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Për të gjithë ata që nuk e dijnë, “Xhbanja” është nënë e tre fëmijëve,

dhe përveq se një familje tropojane dhe me tradita shqiptare, ajo veçohet edhe për diçka tjetër.

Së fundmi, aktorja ka rikujtuar një fotografi të publikuar një vit më parë në ‘Facebook’,

ku shfaqet pranë vajzave të saj, teksa të treja ekspozojnë para aparatit flokët e tyre të gjata.

Në mbishkrimin e fotografisë Arjola kishte shkruar se e konsideron familjen e saj si ‘rapunzel family

’ për shkak të flokëve të gjata, njëlloj siç i kishte princesha e njohur e përrallave Raperonzola.

Arjola Demiri

Facebook Comments