Zjarr ne Tirane:

Një person ka humbur jetën pasi një zjarr ka rënë në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut, në Tiranë.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Mësohet se viktima është gjetur i karbonizuar

dhe po punohet për identifikimin e tij.

Para dy ditësh u përfshi nga flakët edhe një banesë private dykatëshe që banohej nga katër familje,

në vendin e quajtur rrugica e “Tisazhit”, në qytetin e Shkodrës.

Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi familjarët arritën të dilnin jashtë në momentin e zjarrit.Tch

Facebook Comments