Kengëtarja Iva Aliko ka qenë ndër të ftuarat
e mbrëmjes në këtë të premte të emisionin “Zonë e Lirë”.
Një personazh i shumë përfolur për historitë me politikanë shqiptarë e kosovare,
ka trullosur edhe një ndër emrat më të mëdhenj të të muzikës shqiptare,
Bujar Qamilin. I cili po ashtu ishte i ftuar tek Arjan Cani.
Jo vetëm për faktin se Iva kishte ardhur pa mbathje në studio,
por edhe nëpërmjet kolazhin e fotografive të saj, ku shfaqet 100% nudo.
Në ekran është shfaqur një nga këto fotografi , ku Iva Aliko vinte e gjitha nudo,
por duke mbajtur në duar dy doreza boksi:
njërën të vendosur për të mbuluar gjoksin dhe tjetra për të mbuluar
organin gjenital menjëherë Bujari ka reaguar me humor,
duke thënë se “më shumë janë kënaqur ata, që e kanë para nga prapa, sepse kanë pasur pamje më të mirë”.
Më pas Çani e ka pyetur këngëtarin shkodran, se si titullohej kënga e re,
të cilën ai do të promovonte sonte në “Zonë e Lirë”, Bujari i është përgjigjur:
“Pas këtyre që kam parë këtu, kam harruar pse kam ardhur, nuk mbaj më mend asgjë…!”