Barack Obama ka bërë edhe postimin e parë në Twitter,

tashmë në pozicionin e ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tashmë llogaria e tij është rikthyer në @BarackObama

pasi më herët përdorte @POTUS (President Of The United States).

“Përshëndetje të gjithëve! Rikthim në origjinal. A është ende kjo gjë?

Michelle dhe unë jemi për një pushim të shpejtë, por do të kthehemi në punë”,

ka shkruar Obama.

Obama i ka bashkangjitur edhe një video postimit ku shfaqet bashkë me ish Zonjën e Parë Michelle

duke diskutuar për Obama Presidential Center në Çikago.

Në video Obama e përshkruan qendër “më shumë se një librari apo muze”,

duke thënë se do të jetë “një qëndër jetese dhe pune për qytetarët”./ Top Channel

Barack Obamës

Facebook Comments