Sinan Hoxha së bashku me bashkëshorten e tij,

Andrra, kanë qenë mysafirë të Ermal Mamaqit në emisionin Xing me Ermalin.

Natyrisht se nikoqiri i ka ngacmuar me pyetje nga më të ndryshmet,

ndërsa edhe përgjigjet kanë qenë interesante

Prezantuesi i ka pyetur për momentin e njohjes dhe Andrra ka treguar:

“Ne jemi takuar në një qendër komerciale në Gjermani.

Unë isha me dy shoqet e mia për drekë dhe Sinani

ishte me muzikantin e vet duke bërë shoping. Aty pamë Sinanin,

në fakt shoqja ime i kishte fiksim këngët e Sinanit.

Pasi unë nuk e njihja Sinain.

Shoqja ime kishte dëshirë të merrte një autograf nga Sinani

dhe ne u njohëm aty dhe besoj se ishte një dashuri me shikim të parë.

Sinani me ngacmoi direkt aty dhe nuk e prisja të më ngacmonte aq shpejt”.

Ndërkaq, përgjigja e këngëtarit ishte kjo:

“Unë si natyrë e drejtpërdrejtë, e ngacmova direkt dhe më ka bë zbor një vit e ca.

Nuk e kisha menduar se do rrija një vit e gjysmë mbrapa Andrrës

dhe më ka lënë ta puth pas një viti e ca.

Brenda një viti unë kam shkuar katër-pesë herë në Gjermani,

pasi nuk mund të shkoja shpesh”.

Facebook Comments