Stoke City Vs. Man u.
Stoke City dhe Manchester Unitedit kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e javës së 22-të të Ligës Premier.
Skuadra e sulmuesit anësor nga Kosova, Xherdan Shaqirit, Stoke City ka arritur të mbahet deri
në minutat shtesë ndaj Unitedit, por në fund një gol i Wayne Rooneyt ia siguroi barazimin
‘Djajve të Kuq’, ndërsa në këtë takim ‘Xhuxhi Magjik’ luajti për plot 72 minuta.
Pjesa e parë e takimit ishte për një nuancë më e mirë për mysafirët e Unitedit, por ajo që
vlen më së shumti, goli, u shënua nga vendasit e Stoke Cityt.
Luhej minuta e 19-të e takimit, kur vendasit krijuan një aksion të mirë, ku pas kros-goditjes së mbrojtësit Erik Pieters, ishte Juan Mata, i cili devijoi topin dhe shënoi autogol për epërsinë 1-0 dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë djelmoshat e Jose Mourinhos treguan krejt tjetër fytyrë duke krijuar raste të panumërta.
Megjithatë, edhe pas shumë sulmeve nuk arritën të shënojnë golin e barazimit, deri në minutat shtesë, ku kapiteni Wayne Rooney, la të shtangur portierin vendas me një supergol nga goditja e dënimit.
Kështu, pas 90-të minutave lojë Stoke City dhe United ndajnë pikët në këtë takim dhe ‘Djajtë’ vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje, kur deri tani kanë 13-të ndeshje radhazi radhazi pa humbje në Ligën Premier.
What a way to break the record take a bow Wayne Rooney. #MUFC ??
— Utd Goals ? (@UtdGoals) January 21, 2017