Donald Trump:Rreth 1000 njerëz janë mbledhur në Bruksel

në protestën “Drita për të Drejta” më 20 janar.

Turma, kryesisht e përbërë nga gratë,

e ka kundërshtuar seksizmin dhe ka protestuar kundër presidentit amerikan,

Mijëra njerëz nga Australia dhe Zelanda e Re kanë dalë në rrugë më 21 janar,

duke e nisur Marshin global të Grave,

një lëvizje e themeluar në Uashington si protestë ndaj presidentit të sapo inauguruar amerikan,

Donald Trump.

Disa mijëra gra dhe burra i janë bashkuar marshit në Sidnej

dhe një turmë e ngjashme ka marrë pjesë edhe në protestën e Melburnit.

 Donald Trump:

“Urrejtja, fjalimi që nxit urrejtje, fanatizëm, diskriminimi,

politikat paragjykuese, këto nuk janë probleme amerikane,

janë probleme globale”, i ka thënë turmës bashkëthemeluesja e marshit në Sidnej,

Mindy Freiband.

Qindra njerëz gjithashtu kanë demonstruar në qytetet më të mëdha të Zelandës së Re,

Uellington dhe Auckland.

Marshet në Australi dhe Zelandën e Re

janë të parat nga mbi 600 protesta që janë planifikuar në shumë qytete të botës.

Gratë nga e gjithë SHBA-ja po mblidhen në Uashington për të marrë pjesë në një protestë

masive më 21 janar, ditën e parë në detyrë të presidentit të ri amerikan, Donald Trump./REL/

 

Facebook Comments

Te ngjajshme