Pas një statusi gjithë mllef që këngëtarja ikonë e Kosovës,
Adelina Ismajli, u drejtoi gjithë burrave të pushtetshëm,
që po e kërcënojnë se do të publikojnë foto të saj intime,
i ka dalë në mbrojtje partneri Val Krasniqi.
Kërcënimi ndodhi kohë më parë
Ai ka postuar foto intime në shtrat me këngëtaren, me diçiturën:
“Oooo nuk kanë faj breee”.
Ai i cilësoi këto foto nga shtrati i tyre, intime dhe pa politikë,
por foto që shprehin dashurinë e tyre të përjetshme. Disa ditë më parë,
Adelina shpërtheu kundër politikanëve,
pas kërcënimeve se do publikohen foto të saj intime.
“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra,
zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë,
biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj”
,- shkruante Adelina në statusin e saj.
Facebook Comments