Patrikana e Pejës, Manastiri i Graqanicës, Manastiri i Deçanit dhe Kisha e Levishkës në Prizren,

janë katër objekte ortodokse që gjinden në territorin e Kosovës, por që UNESCO i mbron si prona të Serbisë.

Të njëjtat ndodhen edhe në listën e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë,

por përveç kësaj, institucionet kosovare nuk kanë gjë në dorë.

Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, pranon se Kisha Ortodokse

është gati krejt e mbyllur për bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Qasjen e institucioneve kosovare, karshi objekteve ortodokse në mbrojtje të UNESCO-s,

në organizatën “Ec ma ndryshe” e shohin si dështim karshi Serbisë që, sipas tyre,

kishat i përdor kryekëput për qëllime politike

Sidoqoftë, pronën mbi këto objekte, Kishës Ortodokse Serbe ia njeh edhe Pako e Ahtisaarit. E,

qeveritarët në Beograd vazhdimisht i quajnë si pronë ekskluzive të Serbisë.

Facebook Comments