Kompania Lexus ka prezantuar jahtin e parë,
i cili nuk është jaht i thjeshtë, por ka 885 kuajfuqi.

Lexusi është divizioni i Toyotas për veturat luksoze dhe Lexus Sport Yacht
është produkt i departamentit të Toyota Marine.

Jahti ka dy motor V8 të Lexusit, të cilët tashmë gjenden në veturat RC F dhe GS F.

Super-jahti mund të bartë tetë persona në shpejtësinë maksimale 60 kilometra në orë,
ka njoftuar Lexus.

Dizajni i këtij jahti është i përbërë nga fibrat e karbonit dhe plastika e përforcuar.

Sport Yacht është prezantuar në Miami si koncept dhe nuk është në shitje,
edhe pse Toyota është duke analizuar nëse tregu amerikan është i duhuri për këtë jaht.

 

Facebook Comments