Kompania austriake që prodhoi pasaportat tha se Gjykata e Apelit në Kosovë nuk vendosi në përputhje me ligjin.

Rasti i tenderit për prodhimin e pasaportave biometrike në mes
të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe kompanisë austriake
“OeSD” duket se nuk do të mbarojë së shpejti.

Një vendim i Gjykatës së Apelit në Kosovë që vendosi lidhur me padinë për juridiksionin
e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris
(e cila MPB-në e obligoi të paguajë rreth 5 milionë euro dëmshpërblim),
duket se e ka irrituar kompaninë austriake.

Nga kompania austriake thonë se janë të shqetësuar nga ky vendim
dhe se për shqetësimet e tyre lidhur me këtë rast i kanë njoftuar
autoritetet e Bashkimit Evropian por edhe ato të shtetit të Austrisë.

Rader Jasmin nga “OeSD” tha për KALLXO.com
se për vendimin e Gjykatës së Apelit kanë kuptuar vetëm nga
mediat dhe vlerëson se Gjykata e Apelit në Kosovë nuk vendosi në përputhje me ligjin.

 

Facebook Comments