Një rrëfim tërësisht të veçantë e tregoi këngëtari
i njohur Sabri Fejzullahu përballë Elita Rudit, në Elite Zone.
Ikona e muzikës tregoi për momentet e vështira në jetë,
e një ndër to që ka lënë gjurmë është ndarja nga bashkëshortja e parë.
Ky divorc i kushtoi goxha shumë Sabriut, i cili përpos që humbi shumë
në anën materiale për shkak të mentalitetit të asaj kohe humbi edhe miqtë e tij.
Pavarësisht vështirësive, Sabriu ka arritur të rimëkëmbet në karrierë duke
u shëndrruar për dekada me radhë një ndër më të kërkuarit në treg e po ashtu
ka ndërtuar një familje të shëndetshme e të komentuar në aspekt shumë pozitiv në shtyp.
Facebook Comments