Carlos Tevez ka kompletuar transferimin e tij në elitën e futbollit kinez tek skuadra Shanghai Shenhua.

Por sulmuesi argjentinas refuzon të thotë se është futbollisti më i paguar në botë.

Flitet se 32-vjeçari fiton rreth 35 milionë euro në vit por ish-anëtari i Juventusit ka folur

për këtë fakt duke refuzuar të tregojë pagën e tij.

Por gjatë konferencës për shtyp, një pyetje ishte se nëse është më i paguar në botë.

“Pas ndeshjes së fundit me Boca Juniors nuk i kam thënë asgjë gazetarëve në lidhje me pagën time.

Ky informacion nuk duhet të bëhet publik në shenjë të respektit ndaj shokëve të mijë të

ekipit dhe kolegëve”, tha Tevez.

“Paga ime nuk është aq e madhe sa thuhet nëpër media të ndryshme, të gjitha janë trillime por

nuk do ta zbuloj për shkak të respektit”, deklaroi argjentinasi.

Në fund ish-anëtari i Manchester United e Manchester City ka thënë se do të ketë presion por

superliga e Kinës po rritet çdo ditë e më shumë.

“Gjithmonë ka presion në futboll por un do ta kalojë këtë falë dashurisë që kam për këtë sport”.

“Superliga e Kinës po rritet çdo ditë e më shumë dhe jam me fat që jam këtu”,

përfundoi reprezentuesi argjentinas.

 

Facebook Comments