Akademik Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës,

thotë se kjo udhëheqje politike shqiptare

nuk mund ta jetësojë ëndrrën e shqiptarëve për bashkim.

Daci, duke komentuar idenë e Rexhep Qosjes, për shkëmbim të territoreve

ka thënë se ky është një realitet i së kaluarës, “por kësaj radhe duhet parë më shumë

relacionet mes Washingtonit e Moskës ngase Pekini veç ka depërtuar në Ballkan”.

Sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve ai ka thëne se nuk e di

në detaje idenë e Ibrahim Rugovës, por thotë se ai ka pasur një vullnet të tillë më herët,

që t’i japë tri komunat e veriut për Luginën e Preshevës.

Sipas tij, opinioni shqiptar nuk është i përgatitur për një shkëmbim të tillë.

Facebook Comments