Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shumë e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Çdo fotografi apo video që ajo hedh në Instagram bëhet shumë e komentuar nga ndjekësit,
të cilët duan të dijnë gjithçka rreth më të rejave të saj.
Nëse vërejmë me vëmendje në fotografitë e saj të fundit shohim se ajo ka shprehur një
dashuri shumë të madhe për fëmijët.
Dafina ka treguar edhe më herët se është bërë kumbara e vajzës së një mikes së saj,
dhe është shumë e lidhur me të.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në lnstagram Story ku ka shfaqur fijanen e saj,
teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar në gjuhën portugeze “Mi Amore (E dua)”.
Dafina prezanton fijanen e saj. Foto nga Instagram Story.
Tash e një kohë këngëtarja është në një lidhje të re për të cilën nuk ka dashur të prononcohet,
megjithatë dashuria e madhe që shpreh për fëmijët, na bën të mendojmë se ajo ka dëshirë që në
një të ardhme të afërt ta përjetojë edhe ajo ndjesinë e të bërit me fëmijë.