Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Behar Selimi ka bërë me dije se treni ilegal serb nuk

do të jetë provokimi i fundit i Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë të provokojë edhe më rëndë në të ardhmen.

Selimi në një intervistë për “Epokën e re” tha se Serbia me veprime të tilla po tenton

ta destabilizojë veriun e vendit.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia me këto veprime të mund

ta aneksojë pjesën e veriut.

“Nuk kam drojë nga aneksimi i territorit, por kam drojë, madje shumë,

nga tendencat autonomiste”, tha Selimi.

Ish-komandanti i Policisë së Kosovës i ka porositur institucionet e vendit të investojnë

më shumë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të jetë një prej shërbimeve më profesionale në rajon.

Selimi ka bërë thirrje që Kosova ta krijojë edhe shërbimin e jashtëm të inteligjencës.

 

Facebook Comments

Te ngjajshme