‘darka e pajtimit’:

Sonte në Bruksel pritet të takohen
delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë
në nivelin më të lartë të mundshëm.
Ky takim pason incidentin me trenin,

ndërtimin e murit në Mitrovicë dhe

arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës,

Ramush Haradinaj.

Kosova në këtë takim do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi

dhe kryeministri Isa Mustafa, kurse Serbia nga presidenti Tomisllav Nikoliq

dhe kryeministri, Aleksandar Vuçiq.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri,

Federica Mogherini, ndërmjetëse e këtij takimi,

fillimisht do të takohet me delegacionin e Serbisë e më pas me atë të Kosovës,

Pas këtyre takimeve të ndara është planifikuar një

darkë pune me përfaqësuesit e dy delegacioneve të Brukselit.

Siç njoftohet bisedimet do të fillojnënë orën 19:00 ndërsa darka në orën 20:00.
Në këtë takim do të diskutohet vazhdimi i dialogut

ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si dhe zbatimi i marrëveshjeve të deritashme.

 

Facebook Comments