Ish prezantuesi i TV 21-shit, Labinot Gashi
me anë të një postimi në ‘Facebook’
ka kërkuar nga miqtë e tij të votojnë
përfaqësuesen e Shqipërisë në “Miss Universe”.

Por, ai nuk e ka përmendur fare Kosovën, e cila këtë vit përfaqësohet
nga argjentinasja Camilla Barazza, raporton “Kosovarja”.

” Sot nis votimi i kandidateve te Miss Universe.
Vajza qe merr me shume vota futet automatikisht ne 12-shen me te mire.
Votimi behet siç pershkruhet ne foto, ose duke vizituar faqen e Miss Universe vote.

missuniverse.com . Cdo account (llogari) mund te votoje deri ne 10 here ne dite.
Cdo share i ketij posti e ndihmon shqiperine te ngjitet larte ne klasifikim.
Le te bejme dicka qe na ben krenare”, ka shkruar ai.
Më këtë postim, Labi tregoi hapur për raportet e prishura me organizatoren e
“Miss Universe Kosova”, Agnesa Vuthajn.
Labi dhe Agnesa për disa vite kanë organizuar spektaklin

“Miss Universe Kosova” si dhe spektakle të tjera të bukurisë,
ndërkohë vitin e fundit, Agnesa bashkëpunoi me televizionin

“Klan Kosova”, shkruan “Kosovarja”.

Që pas këtij spektakli, Labi ishte kritik ndaj fitueses nga Argjentina

për të përfaqësuar Kosovën në “Miss Universe”.
Finalja e “Miss Universe 2017” do të mbahet me 29 Janar në Filipine.

Facebook Comments