Londër:

Dy persona janë arrestuar pas shpërthimit në një banesë,

e cila dyshohet se ishte kthyer në një

“fabrikë kanabisi”.

Nga shpërthimi janë plagosur 5 persona.

Policia londineze konfirmoi se dy të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur,

janë duke u marrë në pyetje si për shpërthimin

, por edhe për kanabisin që e prodhonin në “kushtet e shtëpisë”.

Një prej fqinjëve të të dyshuarve pretendon se shpërthimi

ka ardhur pasi një bombol gazi ka pasur rrjedhje.

Mbi 70 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët që kishin përfshirë

“fabrikën” dhe disa banesa përreth.

Ngjarja ka ndodhur në Hornchurch, në lindje të Londrës,

ku autoritetet mbyllën rrugët

për arsye siguri dhe evakuuan apartamente përreth.

 

LondërLondër

Facebook Comments