Azem Vllasi e din Arsyjen se pse jan ftuar ne Bruksel:

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Azem Vllasi konsideron se krerët e shtetit të Kosovës dhe të Serbisë,

janë ftuar në Bruksel nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për t’i zbritur tensionet.

Vllasi, ka theksuar se pala kosovare duhet ta shfrytësojë rastin e saj që t’ia bëjë me dije Brukselit se dialogu

mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po i dërgon këto të dy shtete drejtë normalizimit të marrëdhënieve, andaj ai

vlerëson se në këtë takim në nivel krerësh, Kosova duhet t’i shtrojë tri çështje në tavolinën e bisedimeve.

“E para të caktohet një afat kur do ta hjek Serbia Kosovën, nga kushtetuta e saj derisa Serbia të ketë

pretendime territoriale dhe ta mbajë kushtetutën e vet, dialog më tutje të mos ketë.

E dyta të ju kthehet asaj pikës së parë në dialog ku thuhet se Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njera

tjetrën në integrimet evropiane, patjetër që Serbia të mos ta pengojë Kosovën në proceduart e anëtarësimit

në organizatat dhe mekanizmat ndërkombëtarë.

E treta Serbia t’i tërhjek të gjitha këto fletëarreste që i ka lëshuar në mekanizmin e INTERPOl-it kundër

qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Vllasi për Gazetën Blic.

Sipas tij, këto do të ishin tri pikat kryesore që do duhej t’i shtronin në këtë nivel të bisedimeve krerët e

Qeverisë së Kosovës dhe të këmbëngulin në atë se të gjitha këto bisedat për çështje teknike dhe politike që

janë zhvilluar deri më tani e kanë mbajtur vendin në pikën zero.

Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodh nesër në mbrëmje në Bruksel.

 

Facebook Comments