Këngëtarja Adelina Ismaili është në pritje
të fëmijës së saj të parë
Por, misteri se çfarë do të lind ajo ende është duke qarkulluar nëpër
fansat e saj të cilët kanë filluar thashethemet për gjininë e bebes që
do ta sjell njëra prej këngëtarëve më të njohur në trojet shqiptare.
Spekulimet e para thonë se fëmija mund të jetë më përpara i gjinisë femërore.
Adelina është duke e pritur fëmijën e parë me partnerin e saj,
që tashmë janë burrë dhe grua, Vali Krasniqi.
Megjithatë, Express ka mësuar nga burime shumë të afërta me çiftin
se arsyeja pse ende ata nuk e kanë treguar gjininë e bebes
është se as ata nuk e dinë atë .
Kjo edhe për shkak se në Zvicër mjekët nuk e tregojnë gjininë
e fëmijës deri në muajin e shtatë të jetës së tij brenda trupit të nënës.
Kështu deri atëherë ende nuk dimë se çfarë gjinie do të sjellë në jetë,
Adelina Ismaili.