Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis,

parashikon të udhëtojë në Japoni

dhe në Korenë e Jugut, në vizitën e tij të

parë në postin e kreut të Pentagonit.

“Gjenerali Mattis parshikon të udhëtojë drejt Japonisë dhe Koresë

së Jugut në fillim të muajit shkurt”, bëri sot të ditur, Gary Ross, një zëdhënës i Pentagonit.

Ky udhëtim do të jetë i pari në radhë për gjeneralin Mattis si sekretar i Mbrojtjes.

Presidenti Donald Trump ka shqetësuar aleatët e tij aziatikë të SHBA-së

me deklaratat e bëra gjatë fushatës elektorale se parashikonte tërheqjen

e ushtarëve amerikanë nga jugu i gadishullit korean dhe arkipelagu japonez,

për shkak të një rritje të ndjeshme të kontibutit financiar ndaj këtyre dy vendeve,

njofton Atsh.

Këto deklarata kishin ngjallur frikën e vënies në pikëpyetje të angazhimit

ushtarak të SHBA-së në një rajon ku Kina po fiton terren dhe Koreja e Veriut

po rrit së tepërmi provokimet.

 

Facebook Comments