15 vjet më parë, kur bashkëshorti i Valbona Memës

u nda nga jeta para kohe,

këngëtares së njohur të muzikës popullore i la një amanet:

të mos e linte muzikën.

Sot, pasi kanë kaluar kaq shumë vite dhe pasi Valbona nuk e la për asnjë moment

pasionin e saj për muzikën, me siguri edhe Sokoli është krenar atje lart

për suksesin e vazhdueshëm të saj, shkruan Newsbomb.al. Megjithëse

Valbona nuk e ka pasur aspak të lehtë ta vazhdojë rrugën pa të, sërish

është e lumtur që, përveҫ dy fëmijëve, fëmija i saj i tretë – muzika – e

ka shoqëruar për gjatë gjithëve këtyre viteve: “Ndoshta dhe jam gjykuar

atëherë që u riktheva në skenë, por s’mund ta lija këngën përgjysmë.

Kam mësuar shumë nga Sokoli.”

E pyetur nga Rudina nëse ka menduar për një njeri tjetër në jetën e saj,

tani që e ka bërë detyrën me fëmijët, këngëtarja përgjigjet se nuk është

akoma gati: “Nuk jam akoma gati, sepse kam akoma shumë punë me fëmijët…”

Sot, e ndien veten me fat, sepse të dy fëmijët i ka sjellë në jetë në moshë

shumë të re, madje për Marsën tregon edhe një histori interesante:

“Unë dëgjoj shpesh nëna që thonë “jemi shumë të lodhura, na lodhin

shumë fëmijët etj. si këto. Unë Marsën e kam lindur në koncert në Prishtinë.

20 vjet më parë, kur sapo kishin filluar koncertet, isha bashkë me Aurela Gaҫen

dhe Fitnete Rexhën. Isha shtatzënë në muajin e nëntë, por askush nuk e dinte.

Pasi këndova këngën, shkova të lindja Marsën dhe pas dy ditësh,

u riktheva sërish në koncert…”

Marrëdhënien mes muzikës dhe familjes ka ditur ta menaxhojë mjaft mirë,

megjithatë nuk thotë kurrë “jo” nëse një ditë, dikush do të jetë në krah të saj:

Nuk them asnjëherë kurrë, por tani më mjafton shumë puna dhe fëmijët…

Ndihem e përmbushur, por kam akoma shumë punë për të bërë.”

 

 

Facebook Comments