Noizy:
Sot është 30 vjeç dhe ka kaluar shumë
eksperienca me femra, por nëse dikush
e pyet për dashurinë e jetës, ai me siguri
do të përmendë atë në moshën e
adoleshencës, me një vajzë 4 vite më të madhe.
Lidhja e tij e dashurisë me nënën e vajzës Leandra, mund të konsiderohet
dashuria e vërtetë për reperin, Rigels Rajku (Noizy-n). Fëmija që sollën
në jetë, këtë vit feston dhjetëvjetorin, por reperi tashmë i famshëm
u njoh me nënën e vajzës së tij para se të festonte 20-vjetorin,
pikërisht në moshën e adoleshencës.
Ajo ishte një vajzë simpatike nga Shqipëria, me të cilën ra në
dashuri dhe shumë shpejt u bë baba. Iu rikthyem kësaj historie
për faktin se vetëm pak ditë më parë, Noizy fshiu nga trupi i tij
tatuazhin me portretin e ish-partneres, duke e zëvendësuar me
një mikrofon dhe me një kurorë. Mediat e lidhën këtë fakt me
lajmin se Noizy është në prag fejese me një tjetër vajzë shqiptare
që jeton në Francë, por vetë reperi e përgënjeshtroi lajmin, duke s
qaruar në Instagram se në gjithë këtë histori nuk ka diç- ka të vërtetë.
Edhe pas kthimit nga Anglia, periudhë që ka të bëjë me nisjen
e një cikli të ri jete për këngëtarin, që u pasua nga fama, jeta
e shfrenuar dhe paratë, asnjë vajzë nga ato që ai njohu në këto
vite nuk e zuri dot vendin e asaj të parës, që pati lidhje para famës.
Sipas miqve të afërt të këngëtarit, vajza me tipare të thjeshta dhe
asgjë bombastike në pamjen e saj, i kishte mbetur fiksim Noizy-t,
për faktin edhe se ajo e kishte tradhtuar kur ishin bashkë. Sipas tyre,
jo vetëm që e kishte tradhtuar, po dhe ia kishte pohuar vetë këtë
fakt duke e lënduar edhe më shumë. Pavarësisht të gjithave,
Noizy nuk mund ta harronte atë që ai e quante në biseda dhe
intervista thjesht “mami i vajzës”, duke vendosur ta pikturonte
por tretin e saj tatuazh në krah.
Nuk dihet nëse tani ai do të ketë mundur ta hedhë pas krahëve
totalisht atë histori dashurie, që ishte e para dhe më e forta e
jetës së tij. Edhe pse ai u kthye në Shqipëri, marrëdhënia me
vajzën ka qenë shumë e ngushtë, madje ai i dedikoi asaj një
nga këngët më të bukura e prekëse, me fjalët e babait të përmalluar,
“Noku i vogël”. Reperi, përveç shumë i suksesshëm në muzikë,
është një baba i përkushtuar, pasi i shkurton shpesh distancat
mes Tiranës dhe Londrës, për të takuar Leandrën 10-vjeçare,
e cila jeton me nënën e saj në kryeqytetin anglez.
JETA E NOIZY-T PARA FAMËS NË ANGLI, MES BOKSIT DHE LIDHJES SË ÇMENDUR TË DASHURISË
Reperi Noizy, që ka pas vetes një karrierë si boksier i “streefight”
në adoleshencën e tij në Angli, tashmë ka shumë këngë hit-e në
tregun muzikor shqiptar, dhe cilësohet si një nga reperat më të
mirë. Por me kthimin në Tiranë, ndërtimin e një apartamenti
luksoz në Durrës, ku ka dhe biznesin e tij (një lokal familjar),
jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput krahasuar me jetën në Angli.
Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë ai, pasi në një intervistë të para
shumë viteve dhënë për gazetën “Panorama”, deklaroi se jeta e tij
ka qenë si nëpër filma. ”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi.
Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane,
pasi ka ndjekur klipet e mia në YouTube është intriguar, duke
realizuar një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e
një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij”, është shprehur
Noizy në një nga intervistat e tij. Pikërisht në atë kohë erdhi
në jetë vajza nga bashkëjetesa e tij para të 20-tave, gjatë kohës
që qëndroi në Angli, ku ai kujton dy ekstreme, dashurinë
e çmendur për mamin e Leandrës dhe ndeshjet në boksin e rrugës.
Po cila ishte e shkuara e këngëtarit të muzikës hiphop?
Ai ishte 11 vjeç, kur familja e tij la Shqipërinë në vitin 1997
dhe u vendos në Londër, në Wooldwhich, një nga zonat ghetto
më të rrezikshme në Londër. Noizy ishte i suksesshëm në
“streetfight” ku ai u shpall kampion i Londrës, me 15 ndeshje e 15 fitore
. Në vitin 2008 lidhi një kontratë me “ZIG ZAG” on records,
në të cilën u realizuan superhitet “O.T.R me zemër”,
“Jena mbretër” & “Histori e gjatë” . Albumi i parë i Noizy-t
“Pak më ndryshe” zgjati gati 1 vit të plotë për t’u realizuar
në mënyrë shumë profesionale, për t’u pasur nga shumë
hit-e më vonë. Noizy njihet për miqësitë me VIP-at, si Blerim Destani,
MC Kresha, Duda etj.
Por kur bëhet fjalë për armiqtë, ai pothuajse në çdo këngë
të tij fyen këngëtarët e “Babastars”, me të cilët është përleshur
edhe fizikisht në Zyrih të Zvicrës, konflikt që arriti kulmin
vitin e kaluar në Prishtinë. Sa për historitë me femra, ai ka
deklaruar në intervista se pas ndarjes nga femra që dashuroi,
ai numëron eksperienca me mbi 100 femra në jetën e tij/Panorama/