“Nëntori” e Arilena Arës pushtoi
publikun shqiptar duke u cilësuar
si kënga më e mirë në edicionin e sivjemë të
“Këngës Magjike”,
megjithëse kolegët për fituese zgjodhën dikë tjetër.
Këtij projekti i është realizuar edhe versioni “Remix”,
e cila ka kaluar edhe kufijtë shqiptar.
Kënga është dëgjuar në stadiumin e Palermos,
në ndeshjen Inter-Palermo dhe lajmin e
ka bërë të ditur tekstëshkruesi i këngës, Lindon Berisha.
Ai ka publikuar në Instagram një video ku dëgjohet
kënga e lëshuar në stadum dhe komentatori që komentonte ndeshjen.
Facebook Comments