Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto,

ka njoftuar se ka vendosur që ta anulojë

udhëtimin në Uashington për një samit

me presidentin amerikan, Donald Trump.

Vendimi i tij vjen pasi që Donald Trump, në Twitter, i bëri thirrje Enrique

Pena Nietos që ta anulonte vizitën në Uashington, nëse vendi i tij nuk

paguan për ndërtimin e murit.

Ky ishte statusi i Trumpit në Twitter: “Nëse Meksika nuk është e gatshme

të paguajë për murin e shumë nevojshëm, atëherë do të ishte shumë më

mirë që ta anulojë takimin e ardhshëm në Uashington DC.

Ndërkohë, dje Trump tha se do të nisë ndërtimin e murit përgjatë

kufirit meksikano-amerikan dhe u zotua se do ta bënte Meksikën

t’i paguajë shpenzimet e murit. Por, Meksika e kundërshton

ndërtimin e murit dhe vazhdimisht e ka përsëritur se nuk do të paguajë për të.

Nietos njoftoi për anulimin e udhëtimit në Uashington përmes një statusi në Twitter.

 

 

Facebook Comments